Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, tronditi SHBA-nw të mërkurën pas testimit të një rakete e cila mund të arrinte Amerikën kontinentale.

Pas testimit të suksesshëm lideri i shtetit diktatorial u shpreh para medieve vendase se kjo ishte një “dhuratë” për bastardët amerikanë” në ditën e tyre të pavarësisë, raporton “The Telegraph”.

Testi i të martës u konfirmua edhe nga ministri i Jashtëm amerikan, Rex Tillerson, i cili tha se ai shënonte “një përshkallëzim të ri të kërcënimit për mbarë botën”.

Raketa e djeshme shënonte një moment historik për programin e raketave të Koresë së Veriut dhe rriti shqetësimin në Uashington lidhur me deklaratat e Phenianit për një raketë bërthamore që mund të arrijë Shtetet e Bashkuara.

Akademia e Shkencës e Mbrojtjes e Koresë së Veriut tha se testi e kishte shndërruar shtetin e izoluar në një “vend të sigurt dhe të fuqishëm bërthamor që mund të godasë kudo në Tokë”.