Kim Jong Un është parë duke thithur cigare pranë motorëve eksperimentalë të raketës balistike indërkontinentale të Koresë Veriore para se ajo të shkrepej.

Lideri suprem i Koresë Veriore ndodhej vetëm pak metra larg “Hëasong-14” e cila ka motorë raketorë që furnizohen me karburant të lëngët të patestuar, transmeton Express.

Në një video të parë në Twitter, Kim mund të shihet duke e thithur cigaren teksa raketa përgatitet për t’u shkrepur të martën e kaluar.

Askush nuk e ka ndalë liderin koreano-verior të mos pinte cigare, edhe pse karburanti i lëngët është tejet i rrezikshëm e madje edhe nëse kontrollohet mund të jetë shpërthyes prapëseprapë./Express/