Në kuadër të angazhimeve nëpër mbrëmje muzikore që Xhensila Myrtezaj dhe Kida kanë në këtë sezonë, ato ishin të pranishme në një koncert në Tiranë.
Shtatë muaj më parë, dyshja sollën një projekt të përbashkët që vazhdon ende të jetë këngë shumë e dëgjuar.
Është kënga “Uh Baby”, e cila në rrjetin Youtube ka mbledhur mbi 28 milionë klikime dhe kudo që këndohet ‘ngritë’ në këmbë publikun.
Kida dhe Xhensila e performuan këtë këngë dy ditë më parë në Tiranë, ku ‘ndezën’ atmosferën në maksimum.
Ndërsa për projektet e ardhshme të Xhensilës dhe planet për martesë, mund të kuptoni në videon e mëposhtme.