Mëlçia është një nga organet më të mëdha të trupit dhe luan një rol të rëndësishëm në shumë procese metabolike. Mbajtja e mëlçisë e pastër dhe e shëndetshme është një domosdoshmëri për shëndetin e përgjithshëm. Ajo merr pjesë në procesin e tretjes së ushqimeve dhe ruajtjen e vlerave ushqyese, në largimin e toksinave nga trupi dhe një funksion i reduktuar i saj do të çonte në ndërtimin e indeve yndyrore toksike në trup.

Nëse keni këto shenja dhe ju shoqërojnë për një kohë të gjatë, atëherë mos i konsideroni si të parëndësishme, tregojnë për mosfunksionim siç duhet të mëlçisë:

– Lodhje kronike

Global

– Letargji

– Ankth dhe ndjenë depresioni

T mobile In article [4]

– Probleme me tretjen

– Dhimbje koke

– Dhimbje kronik e muskujve

– Probleme me lëkurën

– Gazra

– Fryrje dhe dhimbje barku

– Diarre ose kapsllëk

– Çekuilibër hormonal

– Shtim në peshë.

Duhet të keni parasysh se kjo listë e simptomave nuk është gjithë përfshirëse. Duhet të keni parasysh se si shumica e çështjeve të tjera

metabolike, ndryshimet së pari duhet të vijnë në dietë. Gjithashtu zakonet që ndikojnë në shëndetin e mëlçisë duhet t’i eliminoni si alkoolin, duhanin, yndyrën, etj