Ato mund të jenë të famshme dhe një zgjidhje ideale për verë, por sandalet duket se nuk janë të mira për shëndetin tonë.

Sandalet janë të lehta për t’u mbathur dhe të rehatshme, por ka shqetësime se ato mund të shkaktojnë probleme serioze shëndetësore.

Dr. Camilla Long që punon në Qendrën Mjekësore “Wake Forest Baptist” në Karolinë të Veriut, tregoi për Mail Online disa prej problemeve me të cilat vijnë pacientët e saj si rezultat i sandaleve.

Sipas saj, sandalet shkaktojnë probleme në pjezë (një fije fleksibile por joelastike e indeve të forta të kolagjenit, që lidh muskulin me kockën) dhe dhimbje shpine, transmeton Gazeta Express.

Mbathja e sandaleve mund të shkaktojë gjithashtu probleme në mënyrën se si ecim, që pastaj rezulton në dhimbje shpine.