Është hera e parë që publikohet si video, ku këndon këngëtarja e njohur shqiptare Vera Laci, por në fakt syri i kujtdo kap një detaj, atë të dy prezantuesve të spektaklit, Silvana Braçe dhe Amarda Toska.

Siç duket Toska dhe Braçe kanë ndryshuar shumë që nga kjo dalje në publik. Ndryshime më i dukshëm është për Amardën, të cilën më shumë e mbajmë mend teksa ka prezantuar për disa sezone spektaklin e humorit “Portokalli”, ndërsa për Braçen duket se vitet nuk kanë kaluar aspak.