Pa zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vend, deputetët kosovarë kanë gjetur edhe pak kohë për t’u relaksuar. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Osmani, ka vendosur që edhe një herë t’i shfaqë muskujt e tij në publik.

Osmani po iu bën ballë edhe dallgëve në njërin nga bregdetet kosovare.

Thotë se “deti është i trazuar, e unë jo”, në mbishkrimin që i ka vendosur fotos të cilën e ka postuar në Instagram. Osmani njihet si njëri nga politikanët kosovarë i cili i kushton rëndësi të madhe fizikut të tij.

Ndryshe, Naser Osmani njihet si njëri ndër deputetët më me ndikim në LDK. Osmani ka fituar votat edhe për një mandat të deputetit në zgjedhjet e mbajtura në Kosovë. Ai ka marrë mbi 5 mijë vota në zgjedhjet e 11 qershorit.