Këngëtarja Nora Istrefi duket se tani po gjen më shumë kohë për muzikën

Ajo ka qenë shumë aktive këtë verë duke sjellur dy bashkëpunime për një kohë tejet të shkurtër, të cilët rezultuan me një suskses të lartë.

Këtë verë ajo po paraqitet edhe nëpër mbrëmjet muzikore, ku kësaj here destinacioni i Norës duket të ketë qenë qyteti bregdetar i Durrësit.

Kjo u kuptua nga një foto e postuar në Instagramin e saj ku shihet këngëtarja në skenë dhe atmosfera e zjarrtë e publikut.