Këngëtarja Altuna Sejdiu-Tuna dy muaj më parë është bërë nënë, duke sjellë në jetë Tianin e vogël. Tuna këta muaj i është përkushtuar tërësisht fëmijës, duke lënë pas çdo angazhim në profesion.

Së fundi, Tuna ka publikuar disa imazhe në të cilat shihet më e bukur se kurrë më parë, e grimosur nga grimerja e saj Rrezarta Galica. Ky imazh tregon se këngëtaren e ka zbukuruar shumë lindja e djalit.