Arrestimi i tre specialistëve të Drejtorisë së Hetimit Tatimor Tiranë për “Korrupsion pasiv” dhe “Shpërdorim detyre” u ka mjaftuar disa komentuesve si shembull për t’i kërkuar kryeministrit Rama që të fusë në burg edhe ministrat apo kryebashkiakët socialist të korruptuar.

Duke marrë shkas nga publikimi i vidoes së arrestimit të tre tatimorëve, një komentues i shkruan Ramës në “Facebook” se “zerë nga ata që ke në krah, nga ministrat e tu, kryebashkiakët e tu. Jo nga këta piskurriqët”.

Por në replikën e tij, Rama bën të qartë se do futet në burg kushdo që kapet në një aferë korruptive duke paralajmëruar kësisoj qartë edhe ministrat apo kryebashkiakët e PS-së.

Debati në Facebook i Edi Ramës me komentuesit:

KOMENTUESI 1: Nje pyetje kisha une: Keta horra, keta kriminele, keta

T mobile In article [4]

EDI RAMA: Pyetja jote eshte shume interesante Era po s’ka asnje lidhje me faktin qe keta dolen nga puna dhe u nisen per aty ku e kane vendin!

KOMENTUESI 2: Zere nga ata qe ke ne krah nga ministrat e tu kryebashkiaket e tu. Jo nga keta piskurriqet

EDI RAMA: Po pse apo se keshtu ke qejf zotrote! Keta u kapen keta u zune, kush kapet me ate e zeme

KOMENTUESI 3: Zoti kryeminister.Ne cdo hallk te administrates, ne cdo pozicion pune qe qarkullojne vlera monetare ke te tille njerez.Punonjes te tatim taksave qe me 1 vit ‘pune’ kane ven pasuri sa per gjithe jeten.

EDI RAMA: Duhen pastruar me fshesen e bashkeqeverisjes me popullin! Sikur te gjithe te benin ate beri zonja qe i coi ne pranga keta te paudhe, do zhdukeshin brenda 24 oresh!