Lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, nga MPB-ja këtë muaj ka kërkuar në vend të 6 truprojeve t’i ketë 20, pasi ishte kërcënuar me vdekje, mëson Makfax.
Gruevski deklaroi se truprojat i kërkon pa afat derisa se ka rrezik për jetën e tij dhe integritetin personal, përcjell TetovaSot.
Ish kryeministri thirret në Nenin 6 të Rregullores për personat dhe objektet që po sigurohen, i cili parashikon se kryeministri që i ka ndaluar funksioni, në rastet kur ka vlerësim që ka një shkallë të lartë të rrezikut për jetën dhe integritetin personal, nga ministri i Brendshëm mund t’i përcaktohen masa të jashtëzakonshme dhe të veçanta për kohëzgjatjen e rrezikut.
Sipas ndryshimit të Ligjit për Qeverinë, të miratuar në vitin 2013, lideri i VMRO-DPMNE, si një ish-kryeministër, ka të drejtë për mbrojtje nga gjashtë persona, automjete zyrtar dhe shofer.
Personat e përfshirë janë të punësuar në njesinën organizative për mbrojtjen e njerëzve dhe ndërtesave në Ministrinë e Brendshme./TetovaSot/