Këngëtarja 20- vjeçare me zërin potent, Xhesika Polo, i ka befasuar ndjekësit në rrjetet sociale pasi postoi një foto pas ndërhyrjes së parë estetikë në fytyrë, të shoqëruar me statusin: “Erdhi dita që dhe unë të bëj një ndërhyrje estetike”.

Për operacion e parë në portret dhe frymëzimin nga këngëtarja dhe modelja meksikane Amber Rose, Xhesika tregon për gazetën “Panorama”:

Sapo i je nënshtruar një ndërhyrjeje estetike, çfarë nuk të pëlqente në portretin tënd?

Unë bëra ndërhyrjen estetike të heqjes së dhjamit në gushë te klinika “Dermo Life” dhe jam pa fund e lumtur! Procedura dhe postprocedura ishte e qetë dhe profesionale, pasi nuk kam fare dhimbje dhe që tani ndihem më mirë.

Kjo është ndërhyrja jote e parë estetike, cila do të ishte e dyta që ke dëshirë dhe plan?

T mobile In article [4]

Kjo është ndërhyrja ime e parë estetike, jam në ditën e parë dhe që tani ndihem më rehat me veten. Sa për ndërhyrjet e tjera, kjo pjesë është surprizë, por besoj që njohja me “Dermo Life” më bëri të dua më shumë që të vazhdoj.

Ke ndonje personazh të famshëm në mendje, së cilës dëshiron t’i përafrohesh në fizik?

E kam njërën që më pëlqen, por jo se dua t’i ngjaj, pasi nuk dua të dal aq shumë nga vetja sa të tjetërsohem. Thjesht korrigjime jo shumë të mëdha. Amber Rose më pëlqen shumë.

Kjo është ndërhyrja që i shërben pamjes së rregullt, po për t’u bërë më seksi apo sensuale çfarë ndërhyrjesh do të dëshiroje?

Tani të qenurit seksi është relative. Unë them të pyes doktoreshë Lidën, se çfarë do të më shkonte më shumë. Në një intervistë të dytë do të keni një përgjigje më konkrete.