Divorci i Suela Kalasë dhe Saimir Çilit u trajtua gjatë në media për shkak se konflikti i tyre nuk mbeti një çështje brenda çiftit, duke përfunduar në gjykatë ku u lëshua edhe urdhër mbrotjeje. Pavarësisht këtij episodi, këngëtarja duket se zemrës i ka gjetur shërim.

Në faqen e saj të ‘Facebook’-ut, ajo ka postuar një foto me një mashkull dhe të gjithë të njohurit e urojnë, që tregon që kjo foto është një shpallje publike e historisë së re të dashurisë. Revista Who ka shkruar që mashkulli në foto është një sipërmarrës me aktivitetin e tij në Itali. Nuk dihet sesi iu janë kryqëzuar rrugët, por e rëndësishme është që Suela dhe partneri i ri ndihen mirë.

Image

Global

Suela jeton në Tiranë me vajzën e saj, Isea. Pas divorcit me Saimir Çilin, gjykata ka vendosur që Suela do të mbante vajzën e tyre të vetme. Tashmë duket se nga psikologia që e kemi dëgjuar edhe të këndojë në skenë, do të kemi edhe lajme të bukura me entuziazmin që fal një dashuri e re.

Image

T mobile In article [4]