Vajza e Toby Keith, Krystal dhe familja e saj i mbijetuan një aksidenti automobilistik shumë të frikshëm ditëve të fundit.

Këngëtarja 31-vjeçar zbuloi përmes Instagramit se se ajo ishte në rrugë për t’i parë fishekzjarrët e 4 korrikut me bashkëshortin e saj Drew dhe vajzën njëvjeçare Hensley kur ata u goditën nga një shofer i dehur.

“Data 4 u kthye në një ditë të tmerrshme, Hensley, Drew dhe unë ishim në rrugë për t’i parë fishekzjarrët. Një shofer i dehur pothuajse gati mori jetën e gjithë familjes sime”, shkroi Krystal së bashku me një fotografi të makinës së tyre të aksidentuar.

Ajo vazhdoi: “Ne të gjithë mbijetuam nga aksidenti, por do na duhet kohë për t’u shëruar. Vazhdoni e lutuni për ne. Përqafoni foshnjat dhe bashkëshortët tuaj fortë”.