Katër këngëtare shqiptare pritet që të marrin pjesë në njërin prej festivaleve më moderne të muzikës “Evropa Plus” në Moskë

Era Istrefi, Dua Lipa, Arilena Ara dhe Bebe Rexha pritet që ta kenë fjalën kryesore në njërin prej festivaleve më të rëndësishme në Rusi, “Evropa Plus”.

Burime të Gazetës Express kanë thënë se pritet që në këto përformanca katër këngëtaret shqiptare të bëjnë edhe gjëra patriotike.

Nga të katërtat vetëm Era Istrefi është me pasaportë shqiptare dhe për këtë festival këngëtarja është në kontakt me koreografinë e këngëtares se njohur Beyonce.

Image

T mobile In article [4]

Dua Lipa po konsiderohet si ylli i këtij festivali

Prandaj, mund të pritet një koreografi, pse jo edhe kuq e zi, e Erës në këtë festival.

Chris Grant tashmë është në Prishtinë dhe është duke punuar për një koreografi të Erës dhe këtë e kanë konfirmuar menaxhimi i Erës dje për mediat shqiptare.

Image

Era në prova me Chris Grant para nisjes për në Rusi. Grant është koreografi i këngëtares Beyonce.

“Koreografi ka ardhur në Prishtinë për të punuar me Erën për festivalin në të cilin do të performojë në Rusi”, kanë thënë ata.

Që prej vitit 2009, Grant ka qenë pjesë e stafit të Beyonce-s dhe në 2013-n mori “frenat” e koreografive dhe është përgjegjës për një sërë lëvizjesh, përfshirë këtu “Run The World”, “Drunk in Love”, “Flawless” apo “Formation”. Nga ana tjetër, Chris mban “firmën” e performancave “live” të artistes, si në turneun “Mrs Carter Show” edhe në “Formation World Tour”.

Image

Paralajmërimi në ueb-faqe për pjesëmarrësit

Po pas nuk do të mbesin edhe Arilena, Dua dhe Bebe që po ashtu pritet të dërgojnë frymë shqiptare në festivalin e njohur rusë. Madje Dua do të jetë njëra prej të parave që do ta hap këtë festival.

Image

Arilena Ara pushtoi top listat ruse me hitin “Nëntori”.

Kjo është hera e parë që katër këngëtare shqiptare marrin pjesë në një festival kaq të madh në Rusi që organizohet nga radio më e madhe në këtë vend.

Dihet që këngëtaret shqiptare kanë shumë fansa në këtë vend. Një ndër to ka qenë këngëtarja Arilena Ara, e cila depërtoi në tregun rus me këngën “Nëntori”.

Image

Bebe Rexha fansat më të zjarrtë i ka në Rusi

Kurse qërshia mbi torte për festivalin rusë është edhe Bebe Rexha, këngëtarja dhe producentja shqiptare, e cila pritet të shpërthej me hitet e saj./

Global