Kendall Jenner vazhdimisht është duke pranuar letra nga një fans i cili fillimisht dukej se e ka dashur shumë, megjithatë me kalimin e kohës është bërë më i zemëruar dhe i hidhur.

Thomas Hummel filloi shkrimet në shkurt të këtij viti dhe është paralajmëruar nga roja i Kendall Jenner të qëndroj larg saj, megjithatë shkrimet e tij vazhduan.

Në letrat e radhës Hummel e ka ofenduar rëndë Kendall si dhe e ka akuzuar nënën e saj Kris, që po e paguan ASAP Rocky që të flejë me Kendall Jenner.

Ndërsa në disa letra të tjera fansi ka thënë që është dashuruar në Kendall që kur ajo i kishte tre vjet.

E Kendall ka kërkuar një urdhër ndalese nga gjykata, e cila është aprovuar dhe Hummel duhet të ndërpres të gjitha kontaktet dhe të qëndroj larg saj.