Mesa duket disa nga fansat më të zjarrtë të Kendall Jenner kanë vendosur të mos ta mbështesin më atë. Në një seri postimesh në Twitter, këto fansa kanë listuar arsyet pse nuk do jenë më mbështetës të modeles. Arsyeja e parë është një video e postuar në Vine nga Bieber.

Në video, Kendall dhe Kylie tregojnë se si nuk tërhiqen nga ndonje djalë i thjeshtë apo fashion, por kur vjen puna te ata me ngjyrë ato janë të çmendura pas tyre.

Një tjetër arsye është përvetësimi i kulturave, që sipas këtyre fansave vjedhja nga kulturat e tjera është gjëja më e zakonshme për familjen Jenner.

Në liste shtohet dhe kjo: modelja thotë që është feministe, por nga ana tjetër ajo shoqërohet me Ian Connor, që në fakt ka marrë një seri akuzash për përdhunime. Për më tepër, 2017 s’ka qenë vit fort i mirë për Kendall.

Reklama e saj për “Pepsin”, solli shumë reagim negativ, e çfarë bëri ajo? Qëndroi e heshtur, një gabim i madh sipas fansave të saj pasi kjo nuk do t’i bënte njerëzit të heshtnin.

Një tjetër arsye, e cila i ka acaruar fansat, është fakti që Kendall e quan veten punëtore, e ndërkohë shpesh ka anulluar pjesëmarrjen e saj nëpër sfilata mode për të shkuar nëpër festa e për tu shoqëruar me miqtë e saj të pasur e të papunë.

Listës së arsyeve i shtohet lidhja e saj me Kylie Jenner. S’ka nevojë për shumë shpjegime kjo. Shoqërimi i saj me njerëz të pasur e të pavlerë, që thjesht po e përdorin për famën që ka, është një shkak tjetër pse fansat nuk duan ta mbështesin më.

Në fund këta fansa kanë thënë që arsyet pse nuk mund të jenë më fansa të Kendall është sepse ajo nuk po bën asgjë që ata të qëndrojnë fansa, nuk mjafton të jesh thjesht e bukur e të vish nga një familje e pasur, duhet të fitosh dashurinë e njerëzve. Gjithashtu ata shpresojnë që Kendall të ndryshojë, por nuk do të jenë aty kur ajo ta bëjë këtë ndryshim. E gjithë kjo seri postimesh mesa duket i ka rënë në sy Kendall, e cila ka i ka bërë block adresës së ish-fansave të saj.