Aktori i njohur turk Burak Ozçivit është shndërruar në një nga aktorët më të pëlqyer për publikun shqiptar.
Burak njihet në rolin e Bali Bej në serialin ‘Sulltani i Madhërishëm’ dhe si Kemali tek ‘Dashuri e zezë’, shkruan lajmi.net.
Setup Timeout Error: Setup took longer than 30 seconds to complete.
Së fundi, aktori i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me aktoren Fahriye Evcen dhe menjëherë pas dasmës ata shijuan edhe muajin e mjaltit.
Pas kësaj, Buraku i është rikthyer punës dhe po vazhdon të angazhohet rreth projekteve të reja filmike.
Në një imazh të publikuar së fundi në rrjete sociale, ai u shfaq pranë detit i veshur sportiv, duke paralajmëruar filmin ‘Vëllai im 2’.