Zëvendëskryeministri në largim, Ramiz Kelmendi, ka thënë se, nëse PAN nuk i ka numrat, opozita ka me i provu mundësitë e saja ligjore.

“Presidenti Thaçi e dinë se Gjykata Kushtetuese ka ndërru shumë presidentë, prandaj mbetet me u pa nëse ia jep mandatin për formimin e qeverise atyne që i kane numrat”, thotë Kelmendi, duke shtuar se, nuk beson qe Presidenti Thaçi “e bien veten me shkelë Kushtetutën”.

Ai është shprehe se takimet me VV-ja janë të nivelit teknik, dhe s’kanë të bëjnë me caktimin e emrave apo të pozitave.

“Gjatë këtyre takimeve teknike, munden me i përafrue qëndrimet me VV”, thekson ai.

Ai ka thane se nuk e voton Ramush Haradinajn për kryeministër, sepse është në koalicion me PDK-në.

“Ai është në koalicion me një parti qe e ka votue mocionin e rrëzimit të Qeverisë”, thotë më tej Kelmendi.