Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, nuk parapëlqen fort një bashkëpunim ndërmjet partisë së tij dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e Nismës për Kosovën.

Ai ka thënë në RTV Dukagjini se s’është e drejtë që ata që kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës t’i kërkojnë LDK’së bashkëpunim për bashkëqeverisje.

Por, Kelmendi, zëvendëskryeministër në Qeverinë në largim, ka thënë se nuk e përjashton mundësinë e një koalicioni ndërmjet LDK’së dhe AAK’së e Nismës, raporton Gazeta Express.

Kelmendi ka theksuar se, megjithatë, parapëlqen një koalicion me AAK’në dhe Nismën, pa Partinë Demokratike të Kosovës – sesa me Lëvizjen Vetëvendosje.