Deputetët, pas përfundimit të mandatit të tyre shpesh kanë keqpërdorur të drejtën e apanazhit ose marrjes së rrogës shtesë që u takon si kompensim deri në gjetjen e një vendi të punës. 39 deputetë nga përbërja e kaluar parlamentare kohë më parë kërkuan miratimit e të drejtës për të ardhura mujore edhe pas përfundimit të mandatit megjithatë dyshohet se jo të gjithë i plotësojnë kushtet ligjore për atë. Sipas analistit Jove Keknovski e drejta e apanazhit është e drejtë e garantuar me ligj por ka mjaftë tregues për keqpërdorim të kësaj të drejte nga ana e deputetëve duke pasur parasysh se gjatë shfrytëzimit të saj, deputetët nuk kanë të drejtë për të ardhura dhe kompensime të tjera.

Edhe përskaj faktit që ata munden që nga dita e parë pas përfundimit të mandatit të kthehet te institucionet e tyre amë nga ku kanë ardhur, nëse është më e vogël rroga që do merrnin atje, ata nuk e shfrytëzojnë të drejtën që të kthehen menjëherë por tentojnë që të përfitojnë më shumë të ardhura dhe të shfrytëzojnë apanazhin, shumë e cila nuk është e vogël, është shumë serioze duke pasur parasysh kushtet në Maqedoni. Nga ana tjetër është fakt që një numër i madh i deputetëve duke i shfrytëzuar lidhjet e tyre, e shfrytëzojnë apanazhin dhe po ashtu bëjnë edhe biznese private – deklaroi Jove Kekenovski, analist.

Kekenovski kërkon që ligji të parashikojë mekanizma për ndërprerjen e mundësisë së keqpërdorimit të apanazhit dhe të parashikojë sanksione për keqpërdoruesit.

Të ndërpritet mundësia e keqpërdorimit të apanazhit në kuptimin që të vendosen sanksione gjegjësisht të ndërpritet menjëherë dhe të gjithë ata persona që do të zbulohen se e kanë keqpërdorur apanazhin, jo vetëm ta kthejnë por edhe të paguajnë gjobë për keqpërdorimin e kësaj mundësie sepse gjithsesi edhe ata janë para që vinë nga xhepi i qytetarëve të varfër të vendit – u shpreh Kekenovski.

Në pajtim me ligjin për rroga dhe kompensime, për ata që kanë qenë deputetë deri më 6 muaj, parashihet kompensim shtesë deri më 3 muaj pas përfundimit të mandatit, për ata që kanë qenë deputetë deri më 12 muaj, parashihet 6 muaj kompensim shtesë dhe për ushtrim të funksionit mbi 2 vite, pagë deputeti mund të merret edhe për 1 vit shtesë.

  • Rroga e deputetëve pas mandatit

Zgjatja e mandatit deri 6 muaj – parashihet 3 muaj kompensim shtesë

Zgjatja e mandatit deri 12 muaj – parashihet 6 muaj kompensim shtesë

Zgjatja e mandatit deri mbi 2 vite – parashihet 1 vit kompensim shtesë.

Shumë mujore e apanazhit është e njëjtë me rrogën e rregullt të deputetëve, afër 80 mijë denarë kurse mjetet vinë nga organi ose institucioni amë. Nga gjithsej 123 deputetë nga përbërja e kaluar, 58 janë akoma në funksion kurse 24 janë kthyer në vendet e mëparshme të punës. Të drejtë apanazhi kanë edhe anëtarët e Qeverisë dhe funksionarë të tjerë publik./Alsat-M