Komisioni Evropian propozoi sot një plan veprimi për të mbështetur Italinë, prekur nga mbërritja e vazhdueshme e emigrantëve në brigjet e saj nga Libia, duke parashikuar financime të tjera për të ndihmuar autoritetet italiane dhe libiane, për të kontrolluar situatën.

Plani, i paraqitur në Parlamentin Evropian në Strasburg, në lindje të Francës, parashikon riforcimin e mëtejshëm të kapacitetit të autoriteteve libiane në sajë të një projekti prej 46 milionë eurosh ndërmarrë së bashku me Italinë dhe rritjen e ndihmës për Italinë në sajë të një ndihme shtesë prej 35 milionë eurosh, e gatshme për t’u mobilizuar menjëherë, raporton AFP.

100000 emigrantë të mbërritur që prej janarit në Evropë duke kaluar Mesdheun, më shumë se 85000 prej tyre kanë zbarkuar në Itali dhe rreth 9300 në Greqi, sipas shifrave të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.