Këshilli i Evropës (KE) u kërkoi sot autoriteteve turke lirimin nga burgu të dy pedagogëve që janë në grevë urie, pasi gjendja e tyre shëndetësore është shqetësuese.

Nuriye Gulmen, pedagoge dhe Semih Ozakça mësues, u shkarkuan u shkarkuan nga puna me dekret të lëshuara në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme të shpallura pas puçit të dështuar. Ata kanë nisur prej më shumë se katër muajsh një grevë urie, para se të arrestoheshin, me akuzën për pjesëmarrje në një grupim të ndaluar të ekstremit të majtë, raporton AFP.

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin turk, Binali Y?ld?r?m me kërkesën për lirimin e pedagogëve.

“Gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar ndjeshëm, për shkak të grevës së urisë”, sqaroi Thorbjorn Jagland në një deklaratë të publikuar sot.