Pothuajse 20.000 civilë janë zënë peng në disa pjesë të Qytetit të Vjetër të Mosulit, strehimorja e fundit e grupit ekstremist Shteti Islamik, që forcat irakiane përpiqen ta vendosin në kontroll të saj, deklaroi sot koordinatorja për të drejtat e njeriut të KB-së në Irak, Lis Grande.
“Vlerësimi ynë është se në disa pjesë të Qytetit të Vjetër ndodhet rreth 15.000, madje edhe 20.000 civilë”, theksoi Grande.
Kryeministri irakian Hajder al-Abadi, i ka uruar luftëtarët irakianë për “fitoren e madhe në Mosul”, edhe pse lufta vazhdon në Qytetin e Vjetër, ku ushtria irakiane në rreth 250 metra nga lumi Tigër përballet me rezistencë gjithnjë e më të madhe.
Al-Abadi rimin deri te ushtria e dërgoi gjatë konferencës për shtyp në Bagdad, pas më pak se një jave pasi që shpalli fund të “Kalifatit Islamik” të vetëshpallur të SHI-së, kur forcat irakiane e ndërmorën xhaminë e rëndësishme Al-Nuri në Qytetin e Vjetër të Mosulit.
Kryeministri irakian e dha këtë deklaratë me rastin e trevjetorit të fjalimit të liderit të SHI-së Abu Bakr al-Bagdadi, në xhaminë Al-Nuri, ku e shpalli “Kalifatin Islamik”.