Ylli i padiskutueshëm i këtij edicioni e bëri të ditur lajmin në rrjetin social Instagram, ku i jep takim fansave në 27 gusht nga Fabulous Forum i Inglewood, në Kaliforni.

Katy do të ndriçojë skenën si performuesja e parë dhe më pas do të prezantojë mbrëmjen.

Perry ka siguruar gjithashtu një vend mes yjeve me më shumë nominime, duke mbatjur pesë të tilla: Best Pop, Best Direction dhe Best Visual Effects për ‘Chained to the Rhythm’, Best Art Direction për ‘Bon Appetit’ dhe Best Collaboration për këngën e Calvin Harris ‘Feels’, të kënduar nga Pharrell Williams, Perry dhe Big Sean.

Është një periudhë e artë për yllin e popit. Albumi i ri “Witness” është renditur në vendin e parë të klasifikimit Billboard 200, duke u bërë albumi i tretë që renditet në vendin e parë.

Ka fituar gjithashtu çmimin e artistes femërore në 2017, si dhe vendin e parë në Billboard’s Top Current Albums dhe në klasifikimin e Current Pop Albums. Në nivel botëror disku ka dominuar në klasifikimin e iTunes Albums në 46 vende.

Videoja zyrtare e ‘Bon Appétit’ ka shënuar një rekord të ri për yllin e popit, duke tejkaluar 100 milionë shikime në vetëm 18 ditë.

Videoja e “Firework”, ka tejkaluar 1 miliardin dhe “Roar” 2 miliardë shikime. Këtë vit , videoja e “Roar” ka marrë diskun e Diamantit, duke tejkaluar 10 milionë albumesh të shitura në SHBA.

Jo vetëm kaq. Katy është artistja e parë që ka 100 milionë ndjekës në Twitter, dhe është më e ndjekura në Twitter nga 2013.