Aksidentet në vend nuk kanë të ndalur, por gjatë natës së mbrëmshme ndodhi ai më i rëndi. Katër persona humbën jetën, ndërsa një person është në gjendje të rëndë në QKUK. Të gjitha viktimat ishin nga e njëjta familje.

Katër personat që humbën jetën mbrëmë nga aksidenti tek rrethrrotullimi në Prishtinë, janë anëtarë të familjes së futbollistit Festim Alidema, të klubit Vllaznia.

Lajmi është bërë i ditur në faqen e këtij klubi nga Pozhorani.

Ky është postimi i plotë i klubit futbollistik:

“Mbrëm ne oret e vona ka ndodhur nje aksident i rend trafiku ku humben jeten 4 qytetar te Pozheranit na informuan qe jan familjaret e lojtarit te klubit Vllaznia Festim Alidema ku Babai dhe tre te aferm familjar , humben jeten ne kete aksident trafiku.
Andaj ne emer te kryesisë së klubit ju shperehim ngushllimet per vdekjet tragjike te familjarve Festimit si dhe familjes Alidema e Allahu ne xhenet inshallah
Dasht zoti qe keto raste te mos perseriten kurrë.
Ngushëllime familjes #Alidema
Ngushëllime #Festim ”