Katër persona janë mbytur sot në një liqen në qarkun veriperëndimor turk Bursa, kumtoi televizioni shtetëror CNN Turk.

Incidenti ka ndodhur në afërsi të qytetit Iznik, pasi që katër persona kanë hyrë në liqen që të freskohen. Deri më tani janë nxjerrë trupat e dy grave dhe një burri. Akoma nuk është gjetur trupi i vajzës 14-vjeçare, e cila gjithashtu është mbytur.

Larja në liqen panë Iznikut është e ndaluar. Në rajonin e liqenit ka shenja përkatëse paralajmëruese.

Është ndërmarrë hetim lidhur me incidentin.