Neymar gjatë kësaj vere mund të largohet nga Barcelona për të kaluar në Francë të PSG

Sulmuesi brazilian, Neymar është tema kryesore e këtij afati kalimtar, pas lajmeve se ai mund të largohet nga Barcelona.

Në fakt, France Footboll beson se kjo është shumë e mundshëm dhe për këtë jep katër arsye.

1.       Hija e Messit – Neymar që prej transferimit në Barcelonë asnjëherë nuk ka arritur të luajë rolin e liderit, por vetëm të jetë hija e Leo Messit. Meritat kryesore për suksesin e skuadrës gjithnjë i shkojnë argjentinasit

2.       Topi i Artë – Braziliani beson se vetëm duke luajtur në një skuadër tjetër mund të fitojë Topin e Artë. Në rast të triumfit me PSG-në në Ligën e Kampionëve, atëherë Topi i Artë do të ishte një mundësi reale

3.       Kontrata galaktike – Në rast të transferimit në PSG, Neymar do të bëhej lojtari më i paguar. Ai do të përfitonte më shumë se dy rivalët e tij më të mëdhenj, Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo

4.       ‘Brazili’ i vogël – Neymar në PSG do të përshtatej shumë lehtë, për shkak të numrit të madh të lojtarëve brazilian. Tashmë në PSG luajnë Thiago Silva, Maruinhos, Dani Alves dhe Lucas Moura