Të jesh aktor/e nuk është punë aspak e thjeshtë pasi kërkon përkushtim dhe sakrificë të jashtëzakonshme. Shpesh për rolet e tyre, aktorët janë detyruar të bëjnë ndryshime drastike në pamjen fizike. I tillë është edhe rasti i aktores Kate Hudson, e cila për hir të një roli ka qethur të gjithë kokën tullë.

Filmi muzikal i drejtuar nga Sia mësohet se ende nuk i ka përfunduar xhirimet. Hudson është e fundit në një linjë të gjatë aktorësh që kanë zgjedhur të rruajnë kokën e tyre për rolet e filmit.