Zgjedhjet Lokale që duhet të mbahen në Tetor të këtij viti i kanë vënë në lëvizje të gjitha partitë politike për të gjetur kandidatët më të mirë për të garuar në zgjedhje.

Në bazë të informacioneve me të cilat posedon portali Monitor tashmë është thuajse e vendosur se Lëvizja Besa në Çair do garojë me Kastriot Rexhepin i cili tashmë është i njohur edhe për opinionin publik si një nga “frontmenat” e kësaj partie.

Rexhepi është anëtar i Kryesisë Qendror si dhe sekretar i Sekretariatit për menaxhimin e Departamenteve apo ndryshe i njohur si Qeveria nën hije që ka formuar Lëvizja Besa. Rexhepi duke hyrë në politikë për herë të parë dhe duke pasur parasysh se kohë të gjatë ka punuar në sektorin civil e bën atë favorit dhe të pranueshëm edhe për votuesit e partive të tjera politike si dhe të intelektualëve të cilët nuk identifikohen me parti politike. Poashtu, Rexhepi ka dëshmuar se ka një elokuencë të jashtzakonshme nga paraqitjet e tij publike nëpër debate.

Nga po të njejtat informacione brenda Lëvizjes Besa mësojmë se kandidatura e Rexhepit është vendosur ditën e ejnte pas një takimi të strukturave më të larta të partisë.

Zyrtarizimi i të njejtës pritet të ndodhe menjëherë pas shpalljes të zgjedhjeve lokale nga ana e Kryetarit të Kuvendit të RM-së, Talat Xhaferi. Nga ana tjetër oponentët kryesor të Lëvizjes Besa në Çair, BDI sipas gjitha gjasave në këto zgjedhje do garojnë me zv.kryeministrin aktual për Eurointegrim, Bujar Osmani pasi tanimë kryetari aktual Izet Mexhiti publikisht mohoi zërat se ai mund të garojë edhe për një mandat. Në zgjedhjet e fundit parlamentare Lëvizja Besa me një epërsi të theksuar fitoj BDI-në në Çair dhe kjo e bën që të jetë favorite kryesore për të udhëhequr me Komunën e Çairit pas mbajtjes të zgjedhjeve lokale në Tetor.