Me rastin e marrjes së detyrës të Presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, i uroj qytetarët e Shqipërisë dhe shpresoj që Kryetari i ri t’i përfaqësojë denjësisht të gjithë qytetarët dhe të reflektojë pozitivisht në tejkalimin e sfidave të ardhshme që e presin Shqipërinë, ndërsa në raport me shqiptarët e Maqedonisë presim që ky institucion ta mbështesë çështjen shqiptare në Maqedoni, por edhe të ndërtojë relacione korrekte dhe të mira me të gjitha subjektet politike shqiptare në vend.