Goal ka publikuar karikaturën e ditës

Në karikaturën e ditës të publikuar nga Goal dhe të punuar nga karikaturisti, Omar Momani, personazhe kryesore janë Dani Alves dhe Pep Guardiola.

Flitej se ish mbrojtësi i Barcelonës ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn e Pep Guardiolas, por braziliani në fund u transferua në Paris Saint Germain, duke “tradhtuar” Guardiolan.

Ky ndryshim i Alves raportohet se ishte për çështje ekonomike, pasi PSG-ja i ka ofruar më shumë para në sezon 34 vjeçarit.