Rob Kardashian ka tejkaluar kufijtë me postimin e fotografive të pjesëve intime të Chyna dhe me këto veprime është duke shkaktuar dëme afatgjate për vajzën e tyre Dream.

Kjo është ajo çfarë kanë thënë familja Kardashian për veprimet e fundit të Rob.

Ata janë duke u ndjerë të turpëruar që konflikti në mes të Rob dhe Chyna është bërë publik, kështu duke u shndërruar në një spektakël.

Përveç reputacionit Kardashianët janë të brengosur për vajzën e vogël Dream, veçanërisht pas postimit të Rob ku kishte thënë që “Chyna ka bërë një fëmijë vetëm për t’ju hakmarrë ish të dashurit Tyga”. Sipas tyre këto gjëra më vone ajo do t’i lexoj dhe do të lëndohet.

Comments are closed.