Një sasi e konsiderueshme droge është sekuestruar nga efektivët në Itali, që kanë vënë në pranga tre persona, dy prej të culeve shqiptarë.

Arrestimet janë bërë nga Guardia di Finanza e Foggia-s. Në pranga janë vënë shqiptarët Elio Jançe, 38 vjeç, Orge Tusha 40 vjeç dhe italiani Alessandro Bonaventura, 38-vjeç. Mediat lokale raportojnë këtë të mërkurë se sasia e drogës së sekuestruar është 1,5 kg heroinë.

Ata u ndaluan teksa lëviznin me një makinë, në të cilën u gjet edhe sasi e lëndës narkotike e ndarë në paketime.

Global