Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar këtë të martë nga policia italiane në Peruxhia me akuzën e posedimit të drogës me qëllim shpërndarjen.

Shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat lokale, iu sekuestrua në një nga zonat industriale të qytetit, 1 kg e 750 gr kokainë e pastër, që vlerësohet 250 mijë euro.

Hetimi zgjati një javë, pasi policia kishte ndjekur lëvizjet e shqiptarit, në një autoofiçinë, por jo në orarin e punës. Aty pranë, ai fshihte drogën: në një lokal ngjitur.

Global

Shqiptari që dyshohet se ishte një grosist, ka pasur edhe në kaluarën probleme me drejtësinë.

Pronar i ofiçinës, një italian, rezulto se nuk ka lidhje me ngjarjen.

T mobile In article [4]