Ushtria irakene ka sulmuar një tunel ku ishin të fshehura shumë vajza të reja nga perëndimi. Ata mendohen të jenë pjesë e terroristëve të ISIS, shkruan “Die Welt”.
Shumë ushtarë kanë nxjerë fotografitë e shkrepura me vajzat e gjetura në rrjetet sociale. Sikur ndonjë trofe. Ato janë nga Mosuli, që prej tre vitesh kontrollohej nga ISIS, ndërsa së fundi ka rënë në duart e qeverisë irakene.
Mes vajzave të gjetura ka me origjinë nga Rusia, Turqia, Kanada, Libia, Kaukazi dhe Siria. Ata kanë qenë të lidhura me lëndë shpërthyese, mbase të përgatitura për sulme vetëvrasëse. Mes vajzave të gjetura ka edhe pesë vajza nga Gjermania, ku mes tyre spikat 16 vjeçarka Linda V. e shpallur e humbur nga prindërit verës së kaluar. Ajo duhet të ishte konvertuar në muslimane nga rrjetet sociale.
Rreth 930 persona janë larguar nga Gjermania për në Siri dhe Irak. Disa nga vajzat të identifikuara që janë larguar janë edhe Sarah O. (16) nga Baden-Württemberg, Leonora M. (15) nga Sachsen-Anhalt dhe Merve S. (17) nga Hamburg.