Dje rreth orës 16.40 minuta në rrugën 113 në Tetovë,  policia e Tetovës ka kapur dy shtatas shqiptarë nga Kukësi me dy qese najlloni që dyshohet se është mariuhanë, përcjell TetovaSot

Sipas policiës së Tetovës, 34 vjeçari F.G dhe 24 vjeçari A.U nga Kukësi me vete kanë pasur dy qese najlloni me mariuhanë ku pas ndjekjes nga policia ata kanë tentuar të ikin ku kanë hedhur qeset me mariuhanë. Njëri nga ata është kapur shpejt nga policia ku i dyti ka tentuar të ikë ku me policia ka gjuajtur në ajër për të ndaluar edhe tjetrin.

Dy qeset kanë pasur rreth 3 kg mariuhanë ku janë dorëzuar më pas për hetime.

Dy shtetasët shqiptarë vazhdojnë të qëndrojnë në stacionin policor në Tetovë ku do të merren masa. /TetovaSot/