Ish ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Mileska u paraqit në gjykatën e Apelit ku shqyrtohen ankesat në lëndën e PSP, “Tenderi”. PSP ka kërkuar masën paraburgim për ish ministren e kulturës ndërsa ajo shprehet se është e befasuar nga masat që PSP i ka kërkuar pasi.

“E dini transparencën time deri tani por edhe në të ardhmen, kuptohet, edhe për vetë lëndën e hapur nga Prokuroria Speciale për të cilën unë pata një konferencë për shtyp me të gjitha materialet që ishin dorëzuar në Prokurorinë Speciale. Jam e befasuar me masat e Prokurorisë Speciale sepse nuk ekziston as arsyeja më e vogël që çon në pengimin e lëndës sepse gjithmonë rregullisht jam paraqitur në ftesat e PSP-së dhe gjithmonë përfaqësuesit e Prokurorisë janë pranuar në kabinetin tim”, deklaroi ish ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Mileska.

Kançeska-Mileska shtoi se ajo beson në sistemin e drejtësisë në Maqedoni dhe shpreson se vendim do të jetë në të mirë të saj.

Global

Comments are closed.