Një kamion është përmbysur pasditen e sotme në autostradën Kavajë-Rrogozhinë, pranë rrethrrotullimit të Bishtit të Zhurit, pasditen e sotme.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se shoferi i kamionit ka humbur kontrollin e mjetit dhe është kthyer në një krah në mes të rrugës. Policia ndodhet në vendngjarje, por ende nuk bëhet e ditur nëse ka persona të lënduar nga ky aksident rrugor.

Grupi hetimor po kryen hetimet paraprake për të zbardhur dinamikën e aksidentit.

 

Global