Foto e mëposhtme tregon pamje të vendit të votimit brenda selisë qëndrore të PD-së në Tiranë, pikërisht aty ku votuan Sali Berisha, Basha, Selami, Shkëlzen Berisha e të tjerë.

Bie në sy që një nga vendet ku votohet është jo larg kameras survejuese brenda sallës. Pozicionimi i “dhomës së fshehtë” të votimit lë vend për dyshimin: a është përgjuar vota e drejtuesve kryesorë të PD-së që kanë votuar në selinë qëndrore?