Sulmuesi kroat do të jetë përforcimi i radhës për rossonerët.

Milani nuk ndalet në këtë afat kalimtar. Gjiganti italian është afër ta transferojë edhe sulmuesin e Fiorentinës, Nikola Kaliniç, i cili tashmë është larguar nga grumbullimi me skuadrën viola.

Sipas medieve në Itali, Fiorentina ka pranuar ofertën e Milanit për 29-vjeçarin dhe brenda 48 orëve ai do të kryejë testet mjekësore para se të nënshkruajë kontratën me kuqezinjtë.

Kaliniç është pjesë e Fiorentinës që nga viti 2015 dhe në 68 paraqitje ka realizuar 27 gola me klubin nga Firence.

T mobile In article [4]