Dhjetëra zjarre të fuqishme kanë goditur Kaliforninë duke detyruar qindra njerëz të evakuohen.

Një kombinim i temperaturave të larta dhe tokës së tharë ka shtuar përhapjen e tyre dhe ka vështirësuar punën e zjarrfikësve.

Rreth 17 zjarre të përhapura nga erërat e forta po ‘përpijnë nga të gjitha anët shtetin amerikan, raporton “BBC”.

Zjarret janë veçanërisht të fuqishëm në Santa Barbara County, ku njëri prej tyre është duke kaluar një sipërfaqe prej më shumë se 93 kilometra katrore.

Mijëra zjarrfikës janë vendosur, nga Pyjet Kombëtare të rivjerës, deri në pyllin San Bernardino në lindje të Los Anxhelosit.

Janë raportuar disa lëndime dhe shumë shtëpi janë shkatërruar.

Parashikuesit kanë paralajmëruar se temperaturat kanë gjasa të mbesin të larta  dhe se moshuarit dhe fëmijët mund të jenë në rrezik për jetën.