Udhëheqësi i partisë polake në pushtet Ligj dhe Drejtësi, Jaroslav Kaczynski tha sot se Komisioni Evropian ka paralajmëruar Varshavën për të ndalur reformën gjyqësore, por ai ka paralajmëruar se Bashkimin Evropian nuk duhet të ndërhyjë në këtë çështje.

“Këto janë gjëra me të cilat kemi të bëjmë vetëm brenda juridiksionit të vendit”, tha Kaczynski për televizionin shtetëror TVP dhe ka shtuar se ndërhyja është keqpërdorim i qeverive të tyre, raporton Reuters.Komisioni Evropian ka planifikuar një procedurë ligjore kundër Polonisë mbi reformën e saj të diskutueshme në sistemin gjyqësor.

Nënkryetari i Komisionit Evropian,  Frans Timmermans ka thënë se Komisioni ka diskutuar mbi pezullimin e të drejtës së votimit të Polonisë në BE sipas nenit 7 të traktatit të BE-së, i konsideruar si “opsioni bërthamor”.

“Ne do të përgatisim me shpejtësi procedurat e shkeljes së ligjit të BE-së, që do të fillojnë javën e ardhshme. Duke pasur parasysh zhvillimet e fundit, ne jemi shumë afër aktivizimit të nenit 7”, tha ai.

Global