Juventusi është duke u interesuar për Emre Canin

Sipas asaj që raporton Gazzetta dello Sport, Juventusi është duke u interesuar për mesfushorin e Liverpoolit, Emre Can, të cilin dëshiron ta transferojë në këtë fat kalimtar, transmeton Gazeta Express.

Can së bashku me Matuidin, janë prioritetet kryesore të “Zonjës së Vjetër”, që dëshiron të përforcojë edhe më shumë mesfushën për sezonin 2017/18, ku primare do të jetë fitimi i Ligës së Kampionëve.

Juve gjithashtu është duke u interesuar edhe për dy lojtarë krahu, Douglas Costa (Bayern Munich) dhe Federico Bernardeschi (Fiorentina), që flitet se që të dy mund të përfundojnë në Torino