Dybala nuk është në shitje, kështu thotë Giuseppe Marotta.

Paulo Dybala është duke u shikuar si zëvendësues i mundshëm i brazilianit, Neymar, që raportohet se mund të transferohet në PSG.

Por, drejtori gjeneral i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka insistuar se sulmuesi i talentuar, Paulo Dybala, nuk do të largohet nga “Zonja e Vjetër”.

“Dybala nuk largohet për asnjë çmim. Kemi refuzuar oferta të shumta për të. Nëse lojtari është i lumtur në Juventus, do të vazhdojë të jetë me ne për aq kohë sa dëshiron”, tha Marotta për “Tuttosport”.