Kampionët e Italisë, janë vënë në kërkim të një portieri të ri.

Juventusi është afër ta transferojë portierin polak, Wojciech Szczesny.

Sipas Gazzetta dello Sport, drejtuesit e Juventusit kanë arritur marrëveshje me portierin i cili është në pronësi të Arsenalit.

Raportohet që ‘Zonja e Vjetër’ i ka ofruar kontratë katërvjeçare dhe një pagë prej 4.5 milionë euro në sezon.

Juventusit i mbetet që të arrijë marrëveshje edhe me Arsenalin, klub me të cilin ka kontratë deri në vitin 2018.

Kampioni i Italisë ka nevojë për një portier pas largimit të Netos drejt Valencias.