Skuadra e Juventusit ka arritur marrëveshje me Arsenalin për transferimin e portierit, Wojciech Szczesny.
Marrëveshja do të finalizohet brenda orëve të ardhshme, me Juventusin që do të paguajë 10 milionë euro.
Szczesny pritet të jetë zëvendësues i Gianluigi Buffonit, i cili ka njoftuar se pas këtij sezoni do të largohet nga futbolli.
Portieri polak e njeh shumë mirë Serie A, sepse në dy sezonet e fundit ka mbrojtur portën e Romës.