Juventus ka rikthyer vëmendjen te mesfushori i Paris Saint-Germain, Blaise Matuidi, pasi Liverpool i bëri me dije se Emre Can nuk do të largohet nga klubi anglez.

Mediat në Itali raportuan se Juventusi ka bërë ofertë 31 milionë paund për gjermanin, i cili hyn në vitin e fundit të kontratës me të kuqtë.

Sidoqoftë, shumë shpejt Emre Can do të nënshkruajë kontratën e re me gjigantin anglez, për të qenë pjesë e projektit afatgjatë të Jurgen Klopp, me shpresë për sigurimin e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Global

Comments are closed.