Mesfushori i Portugalisë, Renato Sanches, pritet të largohet nga skuadra e Bayern Munchen gjatë kësaj vere. Ai nuk bën pjesë në planet e Carlo Ancelottit për sezonin e ri, pas transferimit të mesfushorit francez, Corentin Tolisso nga Lyon.

Sipas të përditshmes sportive italiane “Tuttosport”, Juventusi vazhdon të insistojë për transferimin e ish-yllit të Benficës. Kampioniët ie Italisë shumë shpejt do të nisin negociata me gjigantin gjerman për transferimin e talentit të Portugalisë.