Juventusi po mundohet të bëjë çmos që ta mbajë në skuadër Alex Sandron

Interesimi i madh i Chelseas për Alex Sandron ka detyruar drejtuesit e Juventusit që t’i përgatisin një kontratë të re mbrojtësit brazilian.

Sipas Corriere dello Sport, kampioni i Italisë dëshiron të rinovoj kontratën me ish anëtarin e Portos deri në vitin 2022.

Me këtë kontratë Sandro do të përfitoj pesë milionë euro në sezon, plus bonuset.

Duhet theksuar se Chelsea i ka ofruar Juventusit 60 milionë euro për brazilianin. Por, ekipi nga Torino e ka refuzuar ofertën.

Loading...